E frikshme! Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua
Katër persona kanë përfunduar në spital pas një sulmi me mjet prerës në qendër të Londrës pasditen e së mërkurës. Ngjarja ndodhi në Edel Street, pranë zonës Covent Garden, rreth orës 12:30 me orën lokale, ku shërbimet e emergjencës u njoftuan për një incident të dhunshëm. Sipas Shërbimit të Ambulancës së Londrës, ekipet mjekësore u dhanë ndihmën e parë katër personave të plagosur në vendngjarje, përpara se t’i transportonin në një qendër të specializuar për trajtimin e traumave. Të plagosurit janë katër burra të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç. Policia Metropolitane e Londrës bëri të ditur se ka arrestuar një grua 47-vjeçare në lidhje me sulmin. Sipas autoriteteve, hetimi ndodhet ende në fazat fillestare, por dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur...
Burimi:
syri.net