Zjarret masive në Greqi/ Dhomat e zhveshjes së një stadiumi ‘ndërrojnë’ funksion, kthehen në qendra strehimi për…
Mbi 100 kafshë të shpëtuara nga zjarri shkatërrues në Atikën, në Greqi janë strehuar në një qendër të përkohshme të ngritur në dhomat e zhveshjes së stadiumit të futbollit në Vilia, falë bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe dhjetëra vullnetarëve. Nisma u realizua nga Bashkia, organizata Dogs’ Voice, shoqata lokale për mbrojtjen e kafshëve “Adespotes Psyches” dhe dashamirës të kafshëve nga zona. Që në ditët e para, banorët dhuruan ushqime dhe medikamente, ndërsa shumë vullnetarë u angazhuan për kujdesin e përditshëm të kafshëve, përfshirë shëtitjen e qenve. Ndërkohë, macet e shpëtuara janë transferuar gradualisht në Megara. Nënkryetari i Bashkisë, përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve, Dimitris Pagonis, tha se në strehën e përkohshme janë grumbulluar rreth 100 qen dhe mace, si edhe 30-40 kafshë blegtorale, të cilat...
Burimi:
sot.com.al