Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

Një mundësi e re u jepet maturantëve që dëshirojnë të vijojnë studimet e larta. Ministria e Arsimit do të rihapë për një ditë aplikimet për formularët A1 dhe A1Z për raundin e dytë të regjistrimeve në universitete. Maturantët, në datën 6 gusht, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do t’u jepet mundësia të plotësojnë formularët për të vijuar aplikimin dhe garën për studimet universitare. Ky proces zhvillohet online në e-Albania dhe u adresohet maturantëve të këtij viti, por dhe atyre të viteve të kaluara që duan të regjistrohen në universitet. Hapat që çdo kandidat duhet të ndjekë janë: hyrja në portalin e-Albania me kredencialet e tyre, zgjedhja e shërbimit për formularët e Maturës Shtetërore A1 dhe A1Z, plotësimi i formularit me kujdes brenda orarit...