Qeveria Rama, e vetmja në Europë që ble avionë zjarresh me tendera sekretë
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milionë euro. Proçedura e prokurimit ishte ajo e tenderit të hapur ndërkombëtar. Në fillim të këtij viti, qeveria e Qipros hapi një tender për të blerë avionë për fikjen e zjarreve. Proçedura e prokurimit ishte ajo e tenderit të hapur. Të gjitha qeveritë e Europës i blejnë avionët për shuarjen e zjarrit me tendera të hapur për shkakun se ato konsiderohen si mallra civilë. Por ka një qeveri në Europë, që avionët i ble me tender sekretë. Ajo është qeveria e Shqipërisë. Skandali i tenderit 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve për zjarret sapo ka nisur të bëhet publik. Qeveria është...
Burimi:
syri.net