Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Një sulm me dron ukrainas goditi këtë të hënë një magazinë të kompanisë ruse të tregtisë online Wildberries në rajonin e Vladimirit, duke shkaktuar një zjarr dhe evakuimin e stafit, njoftoi kompania. Sipas autoriteteve lokale, një i ri pësoi një plagë në kokë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua që banonte pranë magazinës u lëndua lehtë në këmbë. Të dy u dërguan për trajtim mjekësor. Wildberries bëri të ditur se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa operacionet logjistike janë devijuar drejt magazinave të tjera për të mos ndërprerë dërgesat. Kompania është goditur nga një seri sulmesh me dronë që prej 18 korrikut. Sipas Ukrainës, Wildberries përdoret nga ushtria ruse për furnizimin dhe transportin e pajisjeve me përdorim të dyfishtë dhe komponentëve për...