Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Për të mirën e botës, por na duhet shpejt një marrëveshje
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka pezulluar sulmet e planifikuara ndaj Iranit, me kusht që Teherani të arrijë shpejt një marrëveshje që përfshin hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se SHBA-ja dhe Izraeli kishin vendosur të anulonin sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike. “Bazuar në këtë kërkesë, kam rënë dakord për të mirën e botës të ndërpres sulmin, me kusht që një marrëveshje të arrihet shpejt. Izraeli më bashkohet në këtë angazhim”, shkroi presidenti amerikan. Sipas tij, marrëveshja do të përfshijë hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe dhënien fund të kërcënimit bërthamor iranian. Në të njëjtin postim, Trump theksoi se forcat...
Burimi:
javanews.al