Trump akuza Kinës për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, demokratët reagojnë ashpër

Trump akuza Kinës për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, demokratët reagojnë ashpër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Kina ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, duke pretenduar se administrata e tij ka deklasifikuar dokumente të inteligjencës që, sipas tij, e vërtetojnë këtë. Megjithatë, presidenti nuk paraqiti prova publike për të mbështetur akuzat, ndërsa ato bien në kundërshtim me vlerësimet e mëparshme të komunitetit amerikan të inteligjencës. Sipas BBC, në një fjalim rreth 30-minutësh nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se dokumentet e deklasifikuara tregojnë se Pekini kishte ndërmarrë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të ish-presidentit Joe Biden. Ai gjithashtu pretendoi se Kina kishte siguruar në mënyrë të paligjshme 220 milionë dosje votuesish amerikanë, përfshirë të dhëna personale. Sipas Trumpit, të dhënat e...