Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me një petull, dyshohet se mori pjesë në sfidë virale në TikTok

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me një petull, dyshohet se mori pjesë në sfidë virale në TikTok

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në qytetin e Yonkers, pranë Nju Jorkut, ku 12-vjeçari Jacob Medina humbi jetën pasi u mbyt gjatë orarit shkollor. Autoritetet po hetojnë nëse incidenti lidhet me një sfidë të rrezikshme që qarkullon në TikTok, e njohur si “One-Bite Challenge”. Sipas informacioneve paraprake, nxënësi i klasës së gjashtë dyshohet se po përpiqej të gëlltiste një donut me vetëm një kafshatë, si pjesë e sfidës virale. Video të ngjashme në rrjetet sociale tregojnë përdorues që përpiqen të hanë ushqime të mëdha, si hot dogë, burrito apo ëmbëlsira, me një kafshatë të vetme. Ngjarja ndodhi në katin e katërt të ndërtesës së shkollës. Djali filloi të kishte vështirësi serioze në frymëmarrje, ndërsa një punonjës i shkollës ishte i pari që e gjeti...