Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur në punë centralin bërthamor

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur në punë centralin bërthamor

Forcat Detare të Rumanisë kanë kryer një shpërthim të kontrolluar për të devijuar një sasi të madhe uji drejt Danubit të Vjetër dhe centralit bërthamor të Cernavodă, me qëllim sigurimin e ujit të nevojshëm për ftohjen e reaktorëve. Sipas mediave rumune, në operacion u përdorën rreth 180 kilogramë eksploziv për të zhvendosur një shkëmb të madh që pengonte rrjedhën e ujit. Autoritetet e cilësuan ndërhyrjen të suksesshme, duke theksuar se ajo do të ndihmojë si funksionimin e centralit, ashtu edhe transportin ujor në lumin Danub. Rumania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme energjetike gjatë muajit gusht, pasi niveli rekord i ulët i ujit në Danub ka ulur prodhimin e energjisë dhe ka detyruar mbylljen e një prej reaktorëve të centralit bërthamor. Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes,...