Tension në Kumanovë, ndalohen autobusët që po shkonin në protestën e studentëve shqiptarë
Pesë autobusë me protestues janë ndaluar në Kumanovë, në kuadër të zhvillimeve që lidhen me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Studentët shqiptarë po zhvillojnë protestën e tyre nën moton “Bashkohuni me studentët të gjithë një zë”, duke kërkuar mbrojtjen dhe garantimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, përfshirë edhe në provimet dhe komunikimet institucionale.
Burimi:
javanews.al