Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut, në Serbi promovojnë mohimin e krimit

Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut, në Serbi promovojnë mohimin e krimit

Përkujtimore nga Masakra e Reçakut KOSOVË- Më shumë se 20 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët akuzohen në mungesë për masakrën e 42 personave, ndodhen në Serbi, tha gjyqtarja në fillim të procesit më 31 korrik. Disa prej tyre janë anëtarë të partisë në pushtet në Serbi dhe mbajtës të dekoratave të larta shtetërore. Të tjerë promovojnë publikisht atë që e quajnë "e vërteta për Reçakun", gjeti Radio Evropa e Lirë (REL) pas analizimit të të dhënave dhe arkivave të disponueshme. Dhjetë prej tyre e mohuan krimin ndaj civilëve shqiptarë në një film të transmetuar nga transmetuesi publik i Serbisë. Zyrtarisht, ndaj tyre në Serbi nuk zhvillohet asnjë procedurë. Aktakuza e ngritur nga Kosova e kundërshton drejtpërdrejt qëndrimin e Beogradit, i cili pretendon se...