Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”
Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka zhvilluar bisedime sekrete me nipin dhe kujdestarin de facto të diktatorit të plakur të Kubës, Raul Castro, ndërsa SHBA-të ushtrojnë presion të paparë mbi regjimin e Havanës, tregojnë tre burime për Axios. Bisedimet midis Rubios dhe Raul Guillermo Rodriguez Castro po anashkalojnë kanalet zyrtare të qeverisë kubane. Ato tregojnë se administrata Trump e sheh revolucionarin 94-vjeçar si vendimmarrësin e vërtetë të ishullit komunist. “Unë nuk do t’i quaja këto ‘negociata’ aq sa ‘diskutime’ për të ardhmen”, tha një zyrtar i lartë i administratës Trump. Rubio dhe ekipi i tij e shohin nipin 41-vjeçar dhe rrethin e tij si përfaqësues të kubanezëve të rinj, me mendje biznesi, për të cilët komunizmi revolucionar ka dështuar – dhe që shohin vlerë në afrimin me...
Burimi:
javanews.al