Stuhi në Shkup, pemë të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale

Stuhi në Shkup, pemë të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale

  foto nga vendi i ngjarjes  SHKUP- Në orët e para të mbrëmjes, një stuhi e fortë ka goditur Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e erërave të fuqishme, shumë pemë dhe semaforë janë rrëzuar, ndërsa çatitë e disa banesave janë dëmtuar ose janë marrë nga era, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pemët e rrëzuara kanë penguar qarkullimin rrugor në disa zona të qytetit, ndërsa në shumë lagje janë regjistruar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se Qendra e Krizave e Qytetit të Shkupit, së bashku me të gjitha njësitë kompetente dhe institucionet publike, është mobilizuar plotësisht dhe ndodhet në gatishmëri për të ndërhyrë me shpejtësi në zonat e prekura. Deri më tani, stuhia...