Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Autoritetet siriane kanë arrestuar Ahmad Habib Ali, ish-kolonel në regjimin e Bashar al-Assad, i akuzuar për përfshirjen në sulmet me gaz sarin gjatë viteve 2013–2017. Ministria e Brendshme tha se Ali mbikëqyri prodhimin dhe ruajtjen e armëve kimike , përfshirë gazin sarin, si ish-kreu i Njësisë 417 në Qendrën e Studimeve dhe Kërkimeve Shkencore, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane. Ai u ndalua në provincën e Latakias dhe akuzohet për prodhimin e rreth 20 bombave ajrore me gaz sarin, secila me peshë 250 kg, të përdorura në sulme gjatë luftës civile. Sulmi më i rëndë me sarin ndodhi në gusht 2013 në Ghouta, ku humbën jetën mbi 1,400 persona, shumica fëmijë. Raportet ndërkombëtare thonë se forcat pro-qeveritare përdorën sarin mbi 50 herë midis viteve 2011...