SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

Departamenti i Shtetit ka urdhëruar një fushatë intensive informimi për të demaskuar metodat që Kina po përdor për të dominuar tregun e Inteligjencës Artificiale. Në qendër të akuzave është kompania DeepSeek. Startup-i kinez, që vitin e kaluar befasoi botën me një model AI tepër të fuqishëm, akuzohet se ka përdorur “distilimin“, një proces ku modelet kineze trajnohen duke vjedhur të dhënat dhe prodhimin e inteligjencës artificiale të laboratorëve amerikanë. “Uashingtoni thotë se kjo nuk është thjesht garë, por një rrjedhje e paligjshme e teknologjisë që ka kushtuar miliarda dollarë investime në SHBA,” thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan. Përveç DeepSeek, në listën e zezë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit janë edhe firmat kineze “Moonshot AI” dhe “MiniMax“. Ky sulm erdhi vetëm pak kohë pasi, DeepSeek...