“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje me Iranin: Anulova sulmet ajrore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje fillestare që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve, duke bërë të ditur se kishte anuluar sulmet ajrore të planifikuara ndaj Iranit. “Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer për luftën me Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të enjten, duke shtuar se marrëveshja do të garantonte që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore. “Ne kemi një marrëveshje që Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore, që ishte edhe qëllimi kryesor i gjithë kësaj përpjekjeje. Është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, deklaroi ai. Megjithatë, Teherani ka reaguar me kujdes ndaj këtyre pretendimeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei i cilësoi...
Burimi:
vizionplus.tv