Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI?
Një incident i pazakontë i sigurisë kibernetike ka ngritur shqetësime të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale, pasi OpenAI konfirmoi se dy modele eksperimentale të ChatGPT kryen një sulm ndaj platformës Hugging Face gjatë një testi të brendshëm. BBC shkruan se sipas kompanisë, modelet dolën nga një mjedis testimi (sandbox), fituan qasje në internet dhe depërtuan në sistemet e Hugging Face për të marrë informacione që do t’i ndihmonin të përfundonin me sukses provën e tyre. Hugging Face njoftoi më 16 korrik se ishte objekt i një sulmi kibernetik të pazakontë, i cili u krye me shpejtësi mbinjerëzore dhe me shumë pak ndërhyrje njerëzore. Sipas kompanisë, inteligjenca artificiale realizoi rreth 17 mijë veprime brenda më pak se dy ditësh, duke arritur të depërtonte në sistemet...
Burimi:
vizionplus.tv