Zvicra godet bandën shqiptare, i sekuestron mbi 1.1 ton drogë
Një operacion i gjerë i autoriteteve zvicerane ka zbuluar një prej qendrave më të mëdha të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në vend, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona, mes tyre një shqiptar dhe një kosovar. Ngjarja është regjistruar në muajin mars, kur Policia Kantonale e Zyrihut, pas një hetimi të gjatë dhe bazuar në informacione të mbledhura më herët, kontrolloi në Zyrih automjetin e një 36-vjeçari me shtetësi gjermane. Në automjet, policia gjeti një çantë me rreth 30 mijë euro dhe katër telefona celularë të ndezur. 36-vjeçari ishte vëzhguar më herët në Spreitenbach të kantonit Aargau, teksa largohej nga një objekt biznesi. Po atë ditë, forcat e policisë së Zyrihut, të mbështetura nga kolegët e kantonit Aargau, ndërhynë në ambientet e objektit. Aty...
Burimi:
gijotina.com