Rubio: Irani nuk ka pasur kurrë një kundërshtar si Trump

Rubio: Irani nuk ka pasur kurrë një kundërshtar si Trump

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se regjimi iranian nuk ishte përballur kurrë me një president si Donald Trump, i cili, tha ai, ishte i gatshëm të merrte masa konkrete për të parandaluar Teheranin të zhvillonte armë bërthamore. Në një intervistë me Fox News, Rubio vlerësoi se Irani ishte mësuar me tolerancën e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndaj mashtrimit, shkeljes së marrëveshjeve dhe shmangies së angazhimeve gjatë 20 deri në 30 viteve të fundit, njoftoi sot Departamenti i Shtetit. Sipas tij, qëllimi i Teheranit ishte të zhvillonte armë bërthamore, ndërkohë që ndërtonte njëkohësisht një mburojë të fuqishme konvencionale raketore që do ta mbronte atë nga një përgjigje e mundshme ushtarake. Ai tha se administrata e Donald Trump pengoi arritjen e këtij...