Rubio: Bisedimet SHBA-Iran kanë përparuar, marrëveshja mund të arrihet ‘shumë shpejt’
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Washingtoni dhe Teherani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për kalimin përmes rrugëve ujore ndërkombëtare me rëndësi të madhe, por shpreson që një marrëveshje të arrihet "shumë shpejt". Pas raportimeve dhe deklaratave të zyrtarëve të lartë amerikanë se të dyja palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Rubio u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se "ka pasur përparim në këto bisedime, por ende nuk ka përfundim". "Shpresojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt", tha ai. Duke pretenduar se disa anije tregtare kanë mundur të kalojnë pavarësisht përpjekjeve për të bllokuar kalimet e tyre, Rubio tha se megjithatë "ka një bisedë dhe negociatë ku ne jemi të përfshirë mes Omanit dhe Iranit...
Burimi:
syri.net