Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, në disa zona karantinë e detyrueshme

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, në disa zona karantinë e detyrueshme

Republika Demokratike e Kongos po përballet me një përhapje të virusit Ebola, kryesisht në zona që janë në mes të konfliktit dhe të kontrolluara nga grupet rebele. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 904 raste të dyshuara dhe 119 vdekje të dyshuara që nga fillimi i epidemisë në vend, disa javë më parë. Rajonet kongoleze nën kontrollin e grupeve rebele AFC/M23 të dielën vendosën një karantinë të detyrueshme prej 21 ditësh për njerëzit që kthehen nga Bunia dhe Ituri. Këto janë dy nga zonat e goditura më rëndë nga virusi. Kontrolli është shtuar në mënyrë që vendet që vijnë nga këto rajone të mos hyjnë pa u karantinuar më parë. Kongo Lindore është pushtuar nga grupet rebele M23 për më shumë se një vit. Në këtë kohë...