Reuters: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes historike, nënshkrimi mund të bëhet të dielën

Reuters: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes historike, nënshkrimi mund të bëhet të dielën

SHBA dhe Irani janë pranë nënshkrimit të një memorandumi për ti dhënë fund luftës në Gjirin Persik, i cili mund të zyrtarizohet që këtë të diel. Burime diplomatike për Reuters, bëjnë me dije se Gjeneva është vendi ku mund të zhvillohet takimi, ndërsa palët po punojnë intensivisht për finalizimin e tekstit përpara të shtunës. Sipas projektit fillestar, dokumenti pritet të firmoset nga Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, dhe Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Baqer Qalibaf. Pavarësisht optimizmit të shprehur nga Presidenti Donald Trump, i cili gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë e cilësoi këtë si një “zgjidhje të shkëlqyer”, detajet e rrjedhura nga drafti sugjerojnë se Teherani ka arritur te përmbushë një pjesë të mirë të kërkesave të tij. Burime të larta zyrtare nga...