Raporti suedez: Moska mund të testojë Nenin 5 të NATO-s me një sulm të armatosur

Raporti suedez: Moska mund të testojë Nenin 5 të NATO-s me një sulm të armatosur

Një sulm ushtarak rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s mund të ndodhë në një të ardhme “relativisht të afërt” nëse Kremlini e konsideron momentin të favorshëm, paralajmëroi sot Komiteti Parlamentar i Mbrojtjes i Suedisë në raportin e tij më të fundit. “Nuk mund të përjashtohet një sulm i armatosur kundër Suedisë ose aleatëve të saj”, thuhet në raport, ku theksohet se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake për të testuar koherencën dhe besueshmërinë e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s. Sipas komitetit, sulme të tilla mund të ndodhin edhe në rast se Moska nuk disponon burime të mjaftueshme ushtarake për një operacion të gjerë, duke llogaritur në faktorë politikë ose strategjikë që mund t’i konsiderojë të favorshëm. Kryetari i komitetit, Jörgen Berglund, deklaroi në një...