Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit, 12 të plagosur
Të paktën 12 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi raketor që goditi sot qytetin e Kharkivit në Ukrainë. Sipas raportimeve të mediave lokale, raketa goditi një nga lagjet e qytetit. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se, sipas të dhënave paraprake, 12 persona kanë mbetur të lënduar. Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për ofrimin e ndihmës ndaj të prekurve, ndërsa dëmet materiale janë ende duke u vlerësuar. Nuk janë bërë të ditura ende detaje të tjera mbi objektivin e goditur apo gjendjen e të lënduarve.
Burimi:
vizionplus.tv