Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot nis zyrtarisht fushata

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot nis zyrtarisht fushata

Partitë politike në Kosovë nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Edhe pse subjektet politike ditë më parë kanë nisur tubimet elektorale brenda dhe jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur që sot të jetë dita kur nis zyrtarisht fushata. Fushata do të jetë 10 ditë e shtatë orë, konkretisht deri më 7 qershor në orën 06:59. Ndërsa, buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është 10,887,186.445 euro. Zgjedhjet e reja vijnë pas krizës institucionale të krijuar nga dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, duke çuar vendin në një cikël të ri elektoral. Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar nisjen e aktiviteteve hapëse të fushatës në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa...