Vjosa Osmani bashkohet me LDK për zgjedhjet e 7 qershorit, prapaskenat nga lëvizja që mund të përmbysë balancat…

Vjosa Osmani bashkohet me LDK për zgjedhjet e 7 qershorit, prapaskenat nga lëvizja që mund të përmbysë balancat…

Vjosa Osmani e cila nuk arriti të zgjidhej presidente për një mandat të dytë në mungesë të mbështetjes në Kuvend pasi i mbaroi mandati në prill ka vendosur të jetë pjesë e garës zgjedhore në 7 qershor. Ka qenë Lumir Abdixhiku i cili dha lajmin se është rënë dakord me Osmanin që të hyjnë në zgjedhje me një listë të përbashkët. Deklarata e Abdixhikut erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, ku është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor. Sipas tij, LDK-ja do ta thërrasë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku pritet të formalizohen vendimet që lidhen me procesin zgjedhor dhe me marrëveshjen për garim të përbashkët....