VKM/ 885.500 metra katrorë në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

VKM/ 885.500 metra katrorë në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

Qeveria ka shpallur ndërtimin e një zone të lirë të zhvillimit ekonomik në Vlorë. Me emrin “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” zona do të shtrihet në një sipërfaqe 885 557.6 m2, sipas një harte të përcaktuar që është pjesë e vendimit. Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet. Ministria e Ekonomisë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata. Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar. V...