Reforma Territoriale, Meta: Koha për alternativën e opozitës, t’i japim fund pushtetit vendor të centralizuar

Reforma Territoriale, Meta: Koha për alternativën e opozitës, t’i japim fund pushtetit vendor të centralizuar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbështetur propozimin e opozitës për krijimin e 100 njësive vendore, duke e cilësuar si një alternativë ndaj reformës territoriale të vitit 2014. Në një postim në Facebook, Meta deklaroi se kjo reformë, solli largimin e shërbimeve nga qytetarët, rritjen e shpopullimit dhe centralizimin e pushtetit vendor. Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po ndjek një model të përqendrimit të mëtejshëm të pushtetit, ndërsa tha se alternativa e opozitës synon decentralizimin dhe afrimin e shërbimeve me komunitetet. Postimi i plotë: Përshëndes dhe mbështes plotësisht alternativën e opozitës për 100 njësi vendore, si përgjigjia më efikase ndaj dështimit të reformës territoriale të vitit 2014, e cila prodhoi të kundërtën e premtimeve të saj duke larguar shërbimet nga qytetarët...