Kreta në flakë/ Front zjarri mbi 15 kilometra, mijëra të evakuuar dhe tre zjarrfikës të vdekur. Erërat favorizojnë përhapjen

Kreta në flakë/ Front zjarri mbi 15 kilometra, mijëra të evakuuar dhe tre zjarrfikës të vdekur. Erërat favorizojnë përhapjen

Jashtë kontrollit mbetet zjarri i madh në Rethimno të Kretës, ku erërat e fuqishme kanë krijuar një front prej më shumë se 15 kilometrash. Mëngjesin e sotëm u përforcuan ndjeshëm forcat tokësore, me 224 zjarrfikës, 53 automjete dhe njëmbëdhjetë ekipe këmbësore. Mjetet ajrore u ngritën sapo zbardhi, por për shkak të erërave të forta nuk mundën të ndërhynin në pjesën më të madhe të frontit. Gjatë natës u zhvillua një operacion i madh evakuimi në zonën turistike të Agia Galinit. Rreth dy mijë turistë të huaj u larguan nga hotelet dhe akomodimet e tyre dhe u transferuan në vende të sigurta, në hotele të tjera dhe në palestrën e mbyllur në Iraklio. Sipas autoriteteve lokale, në total, nga zona më e gjerë e Agia Galinit...