PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative
Partia Socialiste ka dalë me një reagim në lidhje me ndryshimet që kanë propozuar në hartën territoriale ku shkrihen 15 bashki. PS në reagim thekson se konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Sipas PS, bashkitë e përfshira në këtë proces do të ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Më tej bëhet me dije se, çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak. “Përshëndetje, Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo- Territoriale. Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe...
Burimi:
argjiroja.net