Dita e 61-të e protestës, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi!

Dita e 61-të e protestës, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi!

Nën thirrjet “arrestoni Ramën”, nisi marshimi i protestës së 61-të mbrëmjen e sotme, vetëm pak pas përfundimit të fjalimeve në podiumin para godinës së Kryeministrisë. Ndryshim sistemi, arrestim të liderëve politikë, revolucion dhe fund i politikës së vjetër ishin thirrjet dhe parullat e tjera. Qytetarë të mbledhur në protestë kanë dalë sërish në rrugë duke përsëritur mesazhet e tyre kundër përqendrimit të pushtetit, korrupsionit dhe problematikave sociale që, sipas tyre, kanë prekur vendin. Ata ndoqën itinerarin nga bulevardi drejt rrugës “Myslym Shyri”, për të vijuar me kushtrimin e revolucionit dhe një nga thirrjet: “Rama ciao!”, duke kënduar hitin italian “Bella ciao”. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Dorëheqje!” dhe mesazhe kundër qeverisjes aktuale. Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë rezistencën e tyre deri në plotësimin...