Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Nga Boldnews.al Pas dy episodeve të njëpasnjëshme të helmimit të studentëve të Akadamisë së Sigurisë, kompania furnizuese me ushqim, “Sori-Al” ka ndryshuar strukturën e pronësisë. Alma Tafani, pronarja jetëgjatë e subjektit që shpërndan prodhime ushqimore catering, njëkohësisht bashkëshortja e ish-Kreut të Dhomës së Tregisë së Tiranës, Nikolin Jaka, ka vendosur të shesë aksionet e shoqërisë për një shumë prej më shumë se 2 milionë euro. Kontrata e shitjes është nënshkruar në 29 qershor 2026, pak pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), nën drejtimin e ish-deputetes socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi pastërtinë e ushqimit të konsumuar nga 60 studentët e Akademisë, të cilët u paraqitën në qendrën e Urgjencës me shenja helmimi. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ende nuk e ka thënë fjalën e saj për hetimet e nisura...
Burimi:
gijotina.com