Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit të udhëhequr nga gratë dhe vajzat e rreshtuar në fillim, kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Mesazhi i protestës është përcjellë tashmë nga bulevardi në akset e tjera të kryeqytetit, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e qeverisjes. “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit” kanë qenë ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës. Marshimi vijon mes pankartave dhe sloganeve kundër qeverisë, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët e Tiranës.
Burimi:
gijotina.com