Deputeti serb e quan Kosovën fqinje, reagon ashpër Ana Brnabić: Nuk është qëndrimi i Kuvendit
Një deklaratë e deputetit serb të subjektit Fronti i Gjelbër Majtë, Dobrica Veselinović, gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë ka nxitur reagimin e kryetares së Parlamentit, Ana Brnabić, pasi ai iu referua Kosovës si “fqinj”. Në fjalën e tij, Veselinović tha se Serbia po e shtyn zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, gjë që sipas tij ndikon edhe në rrugën drejt integrimit evropian. “Po e shtyjmë zgjidhjen e problemeve të vështira me fqinjët tanë, me Kosovën, dhe nuk do të hyjmë në Bashkimin Evropian. Kjo është ajo për të cilën qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai. Përdorimi i termit “fqinj” për Kosovën solli reagimin e menjëhershëm të kryetares së Kuvendit serb, Ana Brnabić, e cila tha se kjo nuk përfaqëson qëndrimin...
Burimi:
sot.com.al