Vizita në Kosovë/ Kongresmenët amerikanë Self dhe Subramanyam takime me Kurtin dhe Haxhiun, zbardhen diskutimet

Vizita në Kosovë/ Kongresmenët amerikanë Self dhe Subramanyam takime me Kurtin dhe Haxhiun, zbardhen diskutimet

Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe siguria në rajon ishin temat kyç të takimeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës me delegacionin nga Kongresi amerikan. Kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam, zhvilluan takime të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe dhe vendit të saj “mes shteteve demokratike”. Kështu tha pas takimit me delegacionin nga Kongresi amerikan, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Sipas Presidencës, Haxhiu e falënderoi Self për mbështetjen e ofruar për rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar për...