Vetëm 1 minutë për të realizuar grabitjen/ Çmontohet banda, sekuestrohen bizhuteri me vlerë 370 mijë euro (VIDEO)
Policia greke ka goditur një grup kriminal që dyshohet se kishte organizuar një seri grabitjesh në argjendari në rajonin e Atikës, duke arrestuar nëntë persona të moshës nga 21 deri në 45 vjeç. Sipas autoriteteve, grabitësve u mjaftonte vetëm një minutë për të hyrë me forcë në dyqanet e bizhuterive dhe për të marrë sendet me vlerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autorët thyenin hyrjet e dyqaneve dhe, brenda pak sekondash, merrnin gjithçka që gjenin, duke ia dorëzuar bashkëpunëtorëve që prisnin jashtë. Bizhuteritë ngarkoheshin në arka dhe kazanë plehrash për të mos rënë në sy, ndërsa më pas autorët largoheshin me automjete të vjedhura. Nga operacioni policor u sekuestruan bizhuteri me vlerë rreth 370 mijë euro, si dhe 4 mijë euro para në...
Burimi:
sot.com.al