Tragjedi në Greqi! Prindërit po rrinin në ambientet e barit, 4-vjeçari mbytet në pishinë

Tragjedi në Greqi! Prindërit po rrinin në ambientet e barit, 4-vjeçari mbytet në pishinë

Një ngjarje tragjike tronditi ishullin grek të Parosit, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën në pishinë. I vogli u gjet pa ndjenja në pishinën e një bari pranë plazhit. Sipas informacioneve paraprake, fëmija u pikas pa ndjenja në ujë nga dy gra të reja. Një prej punonjësve të lokalit u fut menjëherë në pishinë dhe e nxori të miturin, ndërsa në vendngjarje u njoftuan shërbimet e emergjencës. Sipas raportimeve, prindërit e 4-vjeçarit ndodheshin në ambientet e barit të plazhit në momentin e ngjarjes, por nuk ishin pranë fëmijës. Pas tragjedisë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë. Policia ka arrestuar pronarin e barit të plazhit dhe prindërit e fëmijës, ndërsa hetimet...