Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Në Beograd, Zelensky u prit nga presidenti Aleksandar Vuçiç, me të cilin zhvilloi bisedime për marrëdhëniet mes dy vendeve, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Por në qendër të diskutimeve ishte edhe e ardhmja europiane e të dyja vendeve. Si Ukraina, ashtu edhe Serbia synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, megjithëse proceset e tyre të integrimit ndodhen në faza të ndryshme. “Diskutuam marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Dhe do të ishim të kënaqur nëse rruga e Serbisë drejt BE-së do të përshpejtohej. Të gjithë ne në Evropë duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin sa më efektivisht të jetë e mundur, në bazë të respektit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të dobishme reciproke. Është e rëndësishme që çdo...
Burimi:
vizionplus.tv