VIDEO/ Qytetari jep alarmin: Zjarri po kërcënon 100 shtëpi në lagjen ‘Abaze’ të Krujës

VIDEO/ Qytetari jep alarmin: Zjarri po kërcënon 100 shtëpi në lagjen ‘Abaze’ të Krujës

Një situatë alarmante është raportuar në lagjen ‘Abaze’ të Krujës, ku një zjarr i përmasave të konsiderueshme po përhapet dhe po kërcënon banesat e zonës. Një qytetar ka dhënë alarmin, duke deklaruar se rreth 100 shtëpi rrezikohen nga flakët. ‘Të vij të hedhe dikush ndonjë kovë ujë në lagjen ‘Abaze’ se po u dogjëm jemi 100 e ca shtëpi e jo 30 shtëpi’, shkruan qytetari nga Kruja i cili ka sjellë dhe pamjet në redaksinë e SYRI-t. Situata është veçanërisht shqetësuese për banorët, ndërsa zjarri po avancon në drejtim të zonës së banuar. Banorët kanë frikë se flakët mund të përhapen më tej dhe të vënë në rrezik banesat dhe pronat e tyre.