Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër–Virua, në segmentin Ura e Lumit–ish-Divizioni Ushtarak. Tre automjete janë përfshirë në përplasjen automobilistike, ndërsa përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe radhë kilometrike automjetesh në të dyja drejtimet. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me gjendjen e personave të përfshirë në aksident.