Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

Vijon operacioni për përballimin e situatës së zjarrit në zonën e Krujës, ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencave janë angazhuar për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në një reagim për situatën, ministri Lamallari thotë se zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut dhe se Policia e Shtetit tashmë ka arrestuar autorin e dyshuar. “Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale”, shkruan ministri Lamallari. Në reagimin e tij, ministri thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale, ndërsa strukturat policore vijojnë...