Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron evakuimin e banorëve
Bashkia Krujë ka dhënë urdhër për evakuimin e banorëve të zonave të Barabit dhe Llubanit. Situata nga zjarret ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakë u janë afruar banesave. Njoftimi: 🚨 URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. ⚠️ Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. 📍 Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë...
Burimi:
vizionplus.tv