Kapet autori i dyshuar i vrasjes në Korçë, arrestohet pas disa orësh kërkime

Kapet autori i dyshuar i vrasjes në Korçë, arrestohet pas disa orësh kërkime

Korçë – Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur sot në Korçë. Pas disa orësh kërkime, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe kapur autorin në afërsi të banesës së tij. I dyshuari është identifikuar si Kristian Sterjo, i cili po shoqërohet në komisariat. Pas shoqërimit, policia pritet të vijojë me procedurat e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar motivin dhe rrethanat e vrasjes..