Loja Rama-Soros me protestën dhe ‘familjen Trump’!

Loja Rama-Soros me protestën dhe ‘familjen Trump’!

Nga Çim Peka Edi Rama po luan një lojë të dyfishtë. Fillimisht u përpoq ta shiste protestën kundër tij si një protestë kundër investimit të lidhur me familjen e Presidentit Trump. Pra, një revoltë kundër qeverisë së tij ta transformonte në sytë e njerëzve pranë Trumpit në një sulm ndaj tyre. Paralelisht, në qarqe pranë familjes Trump përpiqet të krijojë përshtypjen se është në konflikt me Alex Soros dhe se njerëzit e Sorosit në Tiranë qëndrojnë pas protestave kundër investimit. Por sot kjo fabul merr një goditje serioze. Sipas informacionit që disponoj dhe fotove që kam, Alex Soros, së bashku me bashkëshorten, ka mbërritur nga Korfuzi në vilën e Edi Ramës në Dhërmi. Pra, njerëzve pranë Trumpit u shitet historia e ‘konfliktit me Sorosin’, ndërsa...