Vrasja në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy
Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një Johan Zuko u vra nga shoku i tij, Kristjan Sterjo ka reaguar edhe Mitropoliti Anastas. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Mitropoliti i Korçës, Anastas, thekson se asnjë zemërim nuk mudn të justifikojë marrjen e jetës së një njeriu. Reagimi i Mitropolitit Anastas: Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojnë veprimin që merr jetën e një njeriu. Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy.
Burimi:
syri.net