Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, RENEA rrethon zonën për kapjen e autorit të dyshuar

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, RENEA rrethon zonën për kapjen e autorit të dyshuar

Forca të shumta policie dhe efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një zonë në Korçë, ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i vrasjes së 20-vjeçarit J.Z. Sipas informacioneve paraprake, forcat e RENEA-s dhe shërbimet e tjera të Policisë kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, por nuk e kanë gjetur atë në banesë. Kontrollet vijojnë në zonën përreth, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. 20-vjeçari u vra pasditen e së shtunës në Korçë me armë zjarri, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen është identifikuar K.S, i cili mësohet se ka qenë shok fëmijërie me viktimën. Sipas dëshmive paraprake, Zuko ka tentuar t’i largohej autorit duke u futur në një zonë mes pallateve. Megjithatë, ai dyshohet se është...