E rëndë në Korçë, vritet me armë zjarri një person rreth 20 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një i ri rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me armë tip kallashnikov. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për të përcaktuar motivin e krimit. Hetimet vijojnë, ndërsa priten të dhëna të tjera nga Policia për dinamikën e ngjarjes dhe identitetin...
Burimi:
kohajone.com