Vrasja e 20-vjeçarit, policia del me njoftim: 4 persona janë përfshirë në krim
Policia e Korçës sapo ka konfirmuar se janë katër persona të përfshirë në vrasjen e J.Z, tre janë shoqëruar, por autori kryesor i dyshuar është zhdukur në drejtim të paditur. Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar...
Burimi:
kohajone.com