Mallakastra po digjet/ Vatër e re zjarri në Hekal, në Koilaç ndërhyet nga ajri! Sipërfaqe të tëra shkrumb e hi

Mallakastra po digjet/ Vatër e re zjarri në Hekal, në Koilaç ndërhyet nga ajri! Sipërfaqe të tëra shkrumb e hi

Në Mallakastër vijon beteja për të shuar flakët të cilat përparojnë të favorizuara nga era. Mësohet se një vatër e re zjarri është identifikuar në fshatin Hekal të Mallakastrës, ndërsa në fshatin Koilaç ku zjarret po rrezikojnë dhe banesat po ndërhyn nga ajri një avion. Sot pasdite policia informoi se në fshatin Koilaç forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë në evakuuimin e disa familjeve, pasi rrezikohen të preken banesat. Syri tv sjell pamjet që tregojnë se zjarri tashmë ka djegur një sipërfaqe të madhe toke. Ndërkohë në një njoftim të shpërndarë nga policia pasditen e sotme mësohej se për shkak të erës zjarri po përhapej në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.