Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet se fshihet autori

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet se fshihet autori

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA po kryejnë kontrolle intensive pranë varrezave në qytetin e Korçës, vend ku dyshohet se është parë për herë të fundit Kristjan Sterjo, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko. Forcat elitë të Shqipërisë ndodhen në vendngjarje, për shkak se autori i dyshuar i krimit konsiderohet si person mjaft i rrezikshëm, si dhe është i armatosur. Kujtojmë se pasditen e kësaj të shtune, qyteti juglindor u trondit nga breshëria e kallashnikovit, ku 20-vjeçari Johan Zuko u vra me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo. Më herët, për ngjarjen reagoi edhe Policia e Korçës, e cila informoi se konflikti mes të rinjve kishte ditë që kishte nisur, ndërsa ditën e sotme kishte agravuar. “Rreth orës...